Shoqëria Civile “zbarkon” tek Liqeni, zbrapsen nga policia: Po betonizohet Parku- Ora News

2016-03-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aktivistë të Shoqërisë Civile kanë tentuar të hyjnë sërish në brendësi të zonës në Parkun e Liqenit, ku prej ditësh kanë nisur punimet për projektin e këndit të lojërave.

Por ata nuk janë lejuar nga policia, e cila ka qëndruar si kordon përballë tyre.

Aktivistët ngrenë pretendimet se Bashkia e Tiranës nuk po u qëndron deklaratave se nuk do të hidhet beton në parkun e Liqenit.

Përmes videove të publikuara në rrjetet sociale, ata dëshmojnë të kundërtën.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shoqeria-civile-zbarkon-tek-liqeni-zbrapsen-nga-policia-po-betonizohet-parku/