Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha sot se Shqipëria nuk mund ta përballojë e vetme një valë të mundshme emigrantësh dhe kërkoi ndihmën e Italisë për të përforcuar kontrollin kufitar.
"Shqipëria ka kërkuar ndihmën e Italisë për të forcuar kontrollet e saj kufitare dhe për t?u përballur me problemet e ndryshme të sigurisë që do të shfaqeshin në rast vërshimi të emigrantëve drejt kufijve shqiptarë?, deklaroi Tahiri për AFP-në, duke shtuar se "Shqipëria nuk mund të përballet e vetme me një valë emigrantësh?.
Ai bëri me dije se Ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano do të vizitojë kryeqytetin shqiptar javën e ardhshme, për të diskutuar një reagim të përbashkët në rast të një fluksi masiv të emigrantëve.
Edhe Komisioneri Evropian i Migrimit, Dimitris Avramopoulos pritet të vijë premten në Tiranë.
Shqipëria është në pritje të "një vendim të përgjithshëm" në nivel evropian për përballimin e krizës, por "në asnjë rast nuk ka ndërmend të hapë kufijtë për emigrantët", vijoi Tahiri. "Tani për tani, situata është e qetë", shtoi ai.
"Policia ka rritur kontrollet dhe për momentin nuk ka pasur ndonjë përpjekje nga emigrantët që të kalojnë kufirin shqiptar", deklaroi ministri.