Report TV - Renald Rista: Fikja e severit solli gjoba për 200 subjekte,mes tyre ambasada

2016-03-16 10

Fikja për tre ditë e serverit të tatimeve në vitin 2013, jo vetëm ka ekspozuar bizneset ndaj keqpërdorimit të të dhënave të klonuara, por ka sjellë për pasojë edhe gjobitjen pa të drejtë të 200 bizneseve, mes të cilave edhe disa ambasada.

Ish kreu i departamentit të IT-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Renald Rista ka dëshmuar para komisionit të posaçëm parlamentar për ngjarjen me serverin, duke sjellë detaje të reja për çfarë ndodhi me sistemin elektronik dhe të dhënat e tatimpaguesve.

Rista tha se gjatë fikjes u ndryshuan edhe oraret e serverit, shkak për të cilin një numër i madh subjektesh rezultonin se i kishin bërë jashtë afatit deklarimet, duke pësuar edhe gjoba të padrejta.

Sipas Ristës, fikja e serverit u pasua nga një black out i plotë 3 javor i sistemit të tatimeve. Pas kësaj, në sistemin rezultonin të zhdukura 4.300,000 deklarata tatimore, pa llogaritur vendimet operative të administratës për gjoba, masa administrative apo të dhëna të grumbulluara në 15 vite.

Free Traffic Exchange