http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Italia do te ndihmoje policinë shqiptare, ne rast se emigrantet e bllokuar ne Greqi do te zgjedhin Shqipërinë si rruge kalimi per te mbërritur ne destinacionet evropiane. Marrëveshja per te cilën kane rene dakord autoritetet shqiptare dhe italiane do te firmoset me mbërritjen ne Tirane te ministrit te Brendshem italian Angelino Alfano javën e ardhshme. Pakti parashikon qe forcat italiane te ndihmojnë ne monitorimin e kufijve nga ajri dhe ne skanimin e emigranteve, nese ata do te hyjne ne token shqiptare. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kishte kërkuar mbështetjen e Italisë per përballimin e problemeve te sigurisë, qe do te shkaktonte nje vale refugjatesh. Vizitës se paralajmëruar te Alfanos do t?i paraprije ajo e Komisionerit te BE per Emigracionin, Dimitris Avramopulos, qe do te jete kete te premte ne Tirane. Ditet e fundit ai ka shtuar apelet per gjetjen e nje zgjidhjeje per zhbllokimin e situatës me emigrantet ne Idomeni. Gjate nje vizite ne çadra mes refugjateve, ai deklaroi se mbyllja e kufijve dhe qëndrimi larg këtij problemi, nuk janë zgjidhje per situaten. Tirana zyrtare e ka bere te qarte qëndrimin se nuk mund te veproje e vetme ne kushtet kur shume vende ballkanike i kane mbyllur dyert per ta dhe as nuk mund ta përballoje e vetme valën e mundshme te refugjateve.