Belgjikë, 4 policë të plagosur gjatë operacionit antiterror - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-03-15 2

Forcat belge të sigurisë janë në ndjekje të të paktën dy personave, të cilët kanë qëlluar mbi oficerët e policisë gjatë një operacioni antiterror që lidhet me sulmet në Paris, ku u vranë 130 vetë në muajin nëntor. Nga ky operacion janë plagosur 4 policë, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.