Pas tre tentativave për t?u bërë pjesë në procesin gjyqësorë ku gjykohet Kastriot Ismailaj ish administrator i borxheve të Cez, juristët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë nuk kanë arritur të bindin gjykatën dhe kërkesa për 8 milion euro dëmshpërblim është veçuar nga ky proces.
Ka qenë ky vendimi i trupës gjyqësore kryesuar nga gjykatësja Vjollca Spahiu marrë mesditën e kësaj të marte në Gjykatën e Tiranës. Vetë Ismailaj nuk ishte i pranishëm në seancë me argumentin se gjendja e tij shëndetësore ishte jo mirë dhe nuk mund të vinte.
Procesi ndaj Ismailajt u hap për herë të parë më 3 shkurt 2016 dhe ai është marrë i pandehur nga prokuroria për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda dhe pastrimit të parave.