Siri, nis tërheqja e trupave ruse. Por sulmet do të vijojnë - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-03-15 1

Rusia do t'i vazhdojë sulmet ajrore në Siri, pavarësisht tërheqjes së pjesës më të madhe të forcave të saj atje, deklaroi zëvendësministri i Mbrojtjes, Nikolay Pankov. Janë shënuar vërtet disa rezultate pozitive, u shpreh Pankov, por sërish është ende shpejt të flitet për mposhtjen e terrorizmit. Kjo është arsyeja përse një formacioni rus iu ngarkua detyra të vazhdojë bombardimin e strukturave të terroristëve, shtoi ai.

Free Traffic Exchange