Bregu: Qeveria, kaotike për emigrantët - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-15 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per opozitën, qeveria është e paqarte dhe e papërgatitur ne raport me krizën e emigranteve edhe pse ata ndodhen tashme shume pranë kufijve te Shqipërisë. Ish-Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, pranon se situata është bere kaotike edhe për shkak te mungesës se qartësisë, nga ana e Bashkimit Europian, por qeveria shqiptare, nuk mund te fokusohet vetëm tek debatet e ditës e te mos shohë se çfarë po ndodh sot ne te gjithë rajonin.Unë me dhimbje vazhdoj ta përsëris, nuk kam pare ne me shume se nje vit kohe asnjë strategji te prezantuar, nuk flas për letra, flas për masa emergjente, flas per masa te cilat te jene nje pakete e menjëhershme per te përballuar situatën. Dhe ne këtë aspekt, me shume se sa kaotike, e shoh veten qe jemi tërësisht te dorëzuar duke pritur se çfarë do te ndodhe ne ngritjen e gardheve ne vendet fqinjePor kritika Bregu nuk ka vetëm per qeverinë, por edhe per presidentin e republikës, i cili sipas saj duhet te kishte thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare qe ka mbledhur per rastin e sulmeve terroriste ne France.Pse jo do te kishte qene mire qe te kishim pasur nje diskutim me te gjere, pse jo dhe ne nje format Këshill Sigurie për te kuptuar se çfarë po ndodh dhe çfarë rreziku real ka sot ky fluks emigrantesh, azilkërkuesish me sakte qe sot mund te kalojnë edhe ne territorin e Shqipërisë.Sipas Bregut, rreziku kryesor per vendin tone është rreziku qe vjen nga grupet e krimit te organizuar, te cilët shfrytëzojnë te tilla situata.Po te vini re ka një publicitet te shtuar ditët e fundit ku mundohen qe t?i tërheqin drejt kufijve te Shqipërisë dhe besoj qe ky publicitet, nuk mund te financohet nga askush me mire se nga organizatat kriminale te cilët janë përfituesit kryesore nga ky fluks i lëvizjes se njerëzve te dëshpëruar.Përveç rrezikut qe vjen nga krimi i organizuar, Kryetarja e Komisionit te Integrimit, ve ne dukje edhe rrezikun per lëvizjen e lire dhe rikthimin e kufijve; e per te gjitha keto arsye ajo mendon se qeveria shqiptare, duhet te kishte nje plan me te qarte ne këtë situate.