http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
15 marsi i vitit 2008 do të mbahet mend si ngjarja më e rëndë e viteve të fundit për nga numri i viktimave. Pesë vjet më parë, pikërisht në orën 12 e 10 minuta, një shpërthim i fuqishëm në ish fabrikën e demontimit, i mori jetën 26 të pafajshmëve, ndërsa plagosi rëndë qindra të tjerë. Prokuroria e Përgjithshme nisi menjëherë hetimet.13 mars 2009Një vit më pas, dosja me 29 të akuzuar dorëzohet në Gjykatën e Lartë, pasi një nga të pandehurit ishte ish Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, të cilit Kuvendi i kishte hequr imunitetin në tetor të vitit 2008 me kërkesë të Prokurorisë. Gjykimi i Ministrit Mediu vijoi deri në shtator të vitit 2009 dhe më 14 shtator u pushua procedimi penal, pasi në zgjedhjet e 28 qershorit të atij viti ai rifitoi imunitetin. Ndërkohë, të pandehurit e tjerë u gjykuan në Shkallën e Parë.1 nëntor 2011Pas shtyrjeve të njëpasnjëshme, procesi në Shkallën e Parë zgjati afro 2 vjet ndërsa në nëntor të vitit 2011, Prokuroria e dha konkluzionet përfundimtare. Akuza kërkoi tre burgime të përjetshme për Ylli Pinarin, Mihal Delijorgjin dhe Dritan Minxollin. Ndërkohë që u kërkuan 23 vite burg për Sokol Ngjeçin.13 mars 2012Si për ironi të fatit, gjykimi merr fund në mes të marsit, katër vite pas tragjedisë, në prag të përvjetorit të saj. Një gjykim, që la të pakënaqur të gjitha palët, prokurorinë se ciles iu rrëzua akuza e dënimit përjetë, të pandehurit qe pretenduan se u dënuan me pa të drejtë dhe familjarët të cilët nuk arritën të përmbahen pas leximit të vendimit.13 shkurt 2013Pas apelimit nga prokuroria dhe të pandehurit, shkalla e dytë e gjyqësorit lehtësoi edhe më tej pozitat e të akuzuarve kryesorë, ndërsa nuk u moren parasysh asnjë nga kërkesat e akuzes. Ata përfituan uljen e një të tretës së dënimit pasi u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar. Zërat e pakënaqur u bene edhe me te forte. Pyetja kryesore e tyre ishte: A ka përgjegjës tragjedia me 26 viktima?13 mars 2013Dosja Gërdeci dërgohet në Gjykatën e Lartë pasi edhe Prokuroria edhe të pandehurit kërkojnë të shfuqizohen dy vendimet e mëparshme. E ndërsa akuza kërkon dënime më të rënda, të akuzuarit kërkojnë pafajësine e plote. Kjo fazë e fundit, pret ende përgjigje.