http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria i kërkoi trupit gjykues që t?i refuzohet kërkesa për amnisti Nazime Vishës. Organi i akuzës ka rrezuar pretendimin e 22-vjeçares, me argumentin se nuk plotëson kriteret, pasi i ka mbetur më shumë se 3 vite nga dënimi i saj. Vetë e pandehura, nuk reagoi ndërsa, gjyqtari Sokol Tona, theksoi se Visha do të flasë për t?u mbrojtur më datën 29 mars. Afro dy jave me pare, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i dërgoi Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, propozimin për faljen e të dënuarës, pasi kriteret ligjore për këtë rast ishin përmbushur. Në vitin 2013, Nazime Visha u dënua me 10 vite burg për vrasje me dashje te Fiqiri Muçës, me te cilin kishte pasur lidhje intime.