Të pathënat e tragjedisë së Gërdecit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-15 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tragjedia e Gërdecit fsheh brenda saj të vërteta të pazbuluara ende, që implikojnë në krim e abuzime ish-zyrtarë të lartë të shtetit si dhe diplomatë të rëndësishëm. Ky është konkluzioni ku ka arritur gazetari amerikan Guy Lawzon, autor i librit ?Armët dhe çunat?, nje botim kushtuar historisë që u mori jetën 26 personave. Në një intervistë ekskluzive në emisionin ?Dritare? të Rudina Xhungës në Vizion Plus, Lawson tregon se hetimet, mund të rihapen duke nisur nga vdekja misterioze e Kosta Trebickës. Lawson është i bindur se në tragjedinë e Gërdecit është përfshirë djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, si dhe ish-Ministri i Mbrojtjes, Mediu. Madje përfitimet e Mediut sipas gazetarit amerikan, ishin të dukshme. Por në historinë e Gërdecit kanë patur dorë edhe zyrtarë te Ambasadës Amerikane. Lawson thotë se ka materiale qe mund tua dorëzojë autoriteteve, nëse do të ketë një hetim serioz. Gazetari amerikan risjell ne vëmendje premtimin e kryeministrit Rama në atë kohë në opozitë, për zbardhjen e të vërtetës. Sot Efraim Diveroli dhe çunat e tjerë i janë kthyer jetës normale në SHBA. Lawson është i bindur se ata arritën të përfitonin kontratën e Majke nga Pentagoni thjesht se aplikuan online. Më pas, ishte edhe vetë nevoja e SHBA-së që të plotësonte nevojat për armatim në Afganistan me çmime sa më të lira, që ndihmoi në zbatimin e kësaj kontrate.