http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova rrezikon serish një përgjigje negative për heqjen e vizave, pasi në kuvend dështon votimi për miratimin e anëtarëve të organit shqyrtues të prokurimit, kryetari i fundit i Brukselit për rekomandimin e vizave. Në këtë seancë të bojkotuar nga deputetet e Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, votuan gjithsej 42 nga 75 deputetë të pranishëm duke e bërë të pamundur votimin e anëtarëve jo politik të këtij organi. Ministri i Integrimeve shprehu zhgënjimin për mosmiratimin e këtij rekomandimit dy ditë përpara ardhjes së misionit vlerësues të ekspertëve të BE-së. Më herët, kreu i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, duke folur gjatë mbledhjes së qeverisë së mbajtur mëngjesin e kësaj të marte, u bëri thirrje partive opozitare që të lënë bojkotin dhe të rikthehen në Kuvend, për të zhvilluar një jetë normale parlamentare. Sipas Mustafës, për forcimin e ligjit dhe çuarjen e vendit përpara në procesin e integrimit, nevojitet dhe kontributi i partive në opozitë.