Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Situatë e tensionuar për gati një orë tek Stacioni i Trenit në Tiranë ku po vijon projekti për zgjatimin e bulevardit.
Një i moshuar hipi në çatinë e banesës së tij dhe refuzonte të largohej.
Banesa e tij është një prej disa banesave që janë parashikuar të prishen nga Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në kuadër të projektit
74- vjeçari i identifikuar si Shaban Tresa është i pakënaqur me kompensimin për banesën e tij duke pretenduar se është shumë e ulët në krahasim me vlerën e tregut. Për prishjen e banesës kompensimi është në vlerën e 30 milionë lekëve të vjetra
I moshuari hipir në çati rreth orës 11:00 të paradites së sotme dhe refuzoi të zbresë ndërkohë IKMT vijoi me prishjen e godinave pranë. Vetëm pas negociatave është arritur të bindet i moshuari të zbresë nga çatia.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/i-moshuari-ne-cati-refuzon-te-zbrese-nuk-lejon-ikmt-ti-prishe-banesen/