Report TV - Rama: Ne transformuam policinë sot është institucioni më i besuar

2016-03-15 1

Kryeministri i vendit, Edi Rama në ceremoninë e testimit të të rinjve e të rejave për shkollën bazë të policisë, tha se qeveria në tre vite ka transformuar rrënjësisht policinë e shtetit, ndërkohë që numri i lartë i lartë i aplikantëve tregon se besimi i qytetarëve tek policia e shtetit ëhstë rritur. Ai pohoi se rritja e besimit për policinë, tregon dhe numri i lartë i kandidatëve femra në konkurs.

?Suksese gjithë vajzave dhe djemve që sot janë këtu për konkursin e parë, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të policisë. Ky ligj reformoi rrënjësisht sektorin e sigurisë dhe i siguroi çdo punonjësi policie bazën për garantimin e dinjitetit të trupës dhe uniformës. Ju merrni përsipër që të hidhni këtë hap të rëndësishëm në jetë për policinë e shtetit dhe vendin tonë. Ky hap i pari juaj, në përpjekje për të realizuar ambicien për t?u bërë pjesë e trupës së Policisë së Shtetit. Përkon me një fazë ku falë lidershipit të ministrit të Brendshëm, falë përkushtimit të ekipit të Policisë së Shtetit, sot, policia renditet e para në listën e institucioneve për nga besueshmëria në anketat tona, në anketat e institucioneve ndërkombëtare. Padyshim, që është fat që ambicia e secilit prej jush përputhet me ambicien tonë, është fat për ne e për ju. Krahasuar me konkursin e parë, ku kishte 10 aplikantë për 1 vend vakant, këtë vit është rritur, janë 17 aplikantë. Ne duam të besojmë se kjo rritje e konsiderueshme e djemve dhe vajzave, lidhet me faktin se policia e Shtetit po bëhet një institucion që njerëzit e vlerësojnë dhe e duan. Dua t?u urojë sukses në mënyrë të veçantë vajzave që janë këtu në sallë. Në kuadrin e kësaj reforme, ky aspekt, aspekti i rritjes së numrit të vajzave që kontribuojnë në Policinë e Shtetit është aspekt kyç. Në konkursin e parë u bë e mundur përzgjedhja e 50 për qind të vajza ve, këtë vit do të pranohen minimailisht 30 për qind.?, bëri të ditur kryeministri.

Rama theksoi edhe njëherë se u trashëgua policia më e paarsimuiar dhe sot punon me mjete moderne

Free Traffic Exchange