Report TV - OSHEE tender 80 milionë lekë GPS për 400 makina shërbimi

2016-03-15 1

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, do pajisë me GPS plot 400 automjete që janë në shërbim të ndërmarjes shtetëtore dhe që janë marrë me qira nga kjo kompani. Për futjen e kësaj teknologjie, OSHEE ka vendosur të shpenzojë një shumë prej 80 milion lekë të vjetra, e cila do i kalojë kompanisë që ka fituar tenderin ?A-T-D -Albanian Technology Distribution?, që administrohet nga Nursen Metuli, Rogert Jashari dhe Erjon Basha.

Kjo teknologji nuk është një risi që OSHEE po e fut në automjetet shtetërore, pasi dhe ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme, tashmë kanë paisur me GPS automjetet e tyre që kanë në shërbim. Në total këto tre tendera GPS shkojnë në vlerën 295 milion lekë.

?Në kuadër të monitorimit të lëvizjeve të mjeteve motorike që përdor OSHEE sh.a, kërkohet instalimi i shërbimit GPS si për automjetet në pronësi ashtu edhe në ato me qëra operacionale, si edhe zhvillimi, instalimi dhe mirembajtja 1 vjeçare e një aplikacioni për menaxhimin e mjeteve motorike?-thuhet në procedurat tenderuese.

Tenderi
Policia,137 milion lekë për GPS në makinat e rendit

Thuajse të gjitha, automjetet e Policisë së Shtetit që përdoren për rendin dhe ruajtjen e sigurisë publike, do monitorohem me paisje GPS. Projekti që ishte raportuar nga ?Shqiptarja.com? qysh prej muajit dhjetor 2015, tashmë ka filluar të marrë nismë konkrete, pasi zyrtarë të ministrisë së Brendshme kanë hapur që prej 22 janarit 2016 procedurat tenderuese.

Nga sa mësohet projekti është katër vjeçar dhe se ministria e Brendshme do shpenzojë 137 milion lekë të vjetra, me qëllim monitorimin nëpërmjet sitemit të GPS, të gjitha lëvizjet e punonjësve të policisë që kryejnë shërbimet e tyre me automjete. Në fakt një nismë të tillë, pak kohë më parë sapo e mbylli ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili paisi me GPS 222 ambulanca. Tashmë procedura ka vetëm një javë që është hapur dhe se pritet dorëzimi i ofertave nga subjektet.