Report TV - Tiranë, tritoli u vendos në lokalin e përkthyesit të muxhahedinëve

2016-03-14 6

TIRANË - Lokali, ku mëngjesin e kësaj të hëne u vendos lëndë eksplozive në Tiranë rezulton të jetë në pronësi të vëllezërve Allushi, por i marrë me qira nga Jetmir Shurdhi.
Ky i fundit, me profesion inxhinier IT mësohet se është përkthyes i muxhahedinëve iranianë që janë strehuar në kampet shqiptare, ndërsa po ashtu punon me kohë të pjesshme në Shërbimin Informativ Shtetëror.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 04:00 të 14 marsit pranë vendit të njohur me emrin Ura e Qeroses në rrugën ?Myslym Keta? në Tufinë dhe pati vetëm dëme materiale.

Por pavarësisht se policia e ka konfirmuar zyrtarisht, Leonard Allushi, një prej vëllezërve, mohon të ketë ndodhur ndonjë shpërthim. Policia e cila ka nisur hetime në disa pista dyshon që motiv i kësaj ngjarje të jetë konkurrenca apo çështje pronësie, megjithatë hetimet e mëtejshme pritet të hedhin dritë mbi shkaqet dhe autorëve.