Report TV - "Refugjatët", Meta: Shqipëria jep kontribut brenda mundësive

2016-03-14 1

GJIROKASTER - Ndërsa emigrantet që synojnë të shfrytëzojnë Shqipërinë si rrugë kalimi për në vendet e BE, janë pranë kufirit, kryeparlamentari Ilir Meta ka folur për herë të parë për këtë çështje.

Shqipëria do të japë kontributin brenda mundësive dhe kapaciteteve qe ka, SHBA dhe BE do të duhet që t?i japin fund krizës në vendet e origjinës, - ka sqaruar kreu i ekzekutivit.

"Mendoj se zgjidhja kryesore lidhur me krizën e refugjatëve nuk është thjesht përballimi dhe pasojat e krizës, por është përqendrimi i BE-së, i SHBA-ve dhe i aktorëve të tjerë të rëndësishëm, për t?i dhënë fund konfliktit në Siri dhe vatrave të konfliktit edhe në zona të tjera, nga ku kemi aktualisht burimin e krizës, por edhe burimin e refugjatëve që duan t?i largohen luftës. Përsa i takon përballimit të kësaj krize, sigurisht që Shqipëria si një vend demokratik por edhe si pjesë e komunitetit euro-atlantik dhe atij europian në ndarjen e vlerave, jam i bindur do të japë kontributin e saj për aq sa i ka mundësitë dhe kapacitetet e saj", tha Meta.

I pyetur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në rast të dështimit të miratimit të reformës në drejtësi, artikuluar nga ish kryeministri Pandeli Majko, Meta dha këtë përgjigje

"Jam i bindur se reforma do të miratohet për arsye se të gjitha forcat politike kanë shprehur vullnetin për përmbushjen e reformës. Së dyti të gjithë kanë rënë dakord që standardet evropiane të kësaj reforme i përcakton Komisioni i Venecias, i gjithëpranuar nga të gjithë dhe ky komision ka folur mjaft qartë për të gjitha çështjet ndaj të cilave janë kërkuar sqarime, interpretim, opinione, apo vlerësime. Padyshim që jam i sigurt se përveç vullnetit të përbashkët të gjithë forcave politike për të interpretuar këto rekomandime në mënyrë objektive dhe të paanshme, pra jashtë interesave të ngushta partiake, kam theksuar që për çështje ku do të ketë dallime të caktuara, ne përsëri kemi fatin që kemi EURALIUS-in, misionin e BE-së dhe OPDAT-in, atë të SHBA-ve, të cilët kanë kontribuuar që nga fillimi në asistimin e kësaj reforme dhe mund të jenë përsëri dy misione të cilat përbëjnë përsëri referencën e përbashkët dhe konsensuale për ato çështje ku ende ka disa lexime të ndryshme.
Deklaratat u bënë në Gjirokastrër ku Meta mori pjesë në festimet e ditës së verës. Gjirokastra është një nga qytetet që pritet të përballet me fluksin e refugjatëve të bllokuar në Greqi, duke qenë se është qytet në kufi me shtetin fqinj.

Free Traffic Exchange