Report TV - Italiani i arratisur në Shqipëri biznesmen kromi në Burrel

2016-03-14 6

TIRANË - Stefano Giaciomelli, italiani i arrestuar pak ditë më parë në Durrës e i kërkuar nga shteti fqinj për akuzën e "krimit financiar", pritet vitit 2011 kishte nisur të ndërtonte jetën në Shqipëri.

Ai është aksionet në një firmë italiane që operon në nxjerrjen e kromit në minierën e Burrelit.

Strehën gjatë arratisë së tij italiani me profesion inxhinier e kishte gjetur në një shtëpi me qira në qytetin bregdetar të Durrësit. Report Tv mëson se Giaciomelli ka pasur një firmë ndërtimi dhe arredimi në Itali, ku ka falimentuar në vitin 2010-2011. Pikërisht në këtë moment autoritetet italiane kanë nisur hetimin ndaj tij për mashtrim, ndërsa në nëntor të 2014-ës lëshuan urdhrin e arrestit për 59-vjeçarin e lindur në Bologna.

Gjatë viteve të fundit Stefano Giaciomelli rezulton të ketë dalë vetëm një herë nga Shqipëria për në Mal të Zi, në 2014-ën.

Italiani i cili u vu në pranga në 12 mars në apartamentin e tij me qira në lagjen numër 13 në Durrës, është i martuar me italiane, dhe ka dy fëmijë me gra të ndryshme.

Autoritetet italiane parashikojnë dënimin deri në 10 vjet burg për veprën penale të "krimit financiar".

Drejtësia italiane prej kohësh kishte vëzhguar hyrje-daljet e italianit, derisa pas hetimeve të gjata rezultoi se Stefano Giaciomelli kishte prekur vendin tonë.

Free Traffic Exchange