Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dita e verës, e festuar prej shekujsh në qytetin e Elbasanit, është simbol i largimit të dimrit, dhe rilindjes së natyrës. Festa pagane ka qenë ndër të paktat që është festuar dhe gjatë periudhës komuniste, në rrethin e ngushtë familjar. Sipas gojëdhënave, zanafillën festa e ka te zana e Çermenikës, perëndesha e natyrës, që dilte nga faltorja çdo 14 mars.
Prej shekujsh festa pagane e Ditës së Verës, thënë ndryshe largimi i dimrit ka qenë traditë e qytetit të Elbasanit. Sipas studiuesve, zanafillën, ?Dita e Verës? e ka në faltoren e Zanës së Çermenikës, në rrethinat e qytetit të Elbasanit, perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës.
Sipas gojëdhënës, zana dilte nga faltorja ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/historia-e-festes-tradicionale-e-dites-se-veres/