Report TV - Dibër, Mësuesi i bëri për spital nxënësit por... gjykata e lë të lirë!

2016-03-13 1

Gjykata e Dibrës ka dhënë sot masën "arrest shtëpie" për mësuesin, Agim Muça, që dhunoi me dru zjarri nxënësit e shkollës 9 vjeçare, të Orzhanovës në fshatin Ostren.

Gjykata ka arsyetuar se nuk ka prova materiale për fajësinë e mësuesit dhe për këtë qëllim e ka dhënë masën arrest shtëpie.


Mësuesi, Agim Muça, në gjendje të dehur, dhunoi pak ditë më parë 12 nxënës të shkollës 9- vjeçare të Orzhanovës në Ostren.

Nga dhuna mbetën të plagosur katër nxënës ndërsa një vajzë u dërgua në spitalin rajonal të Dibrës me fraktura në trup.