Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shpërthimet e fundit të bombulave kanë rritur numrin e denoncimeve pranë Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industriale. Drejtori i pajisjeve nën presion Arjan Goshi thotë se denoncimet janë bërë si nga qytetarët po ashtu edhe nga institucionet shtetërore.
Arjan Goshi: Ka denoncime për përdorimin e bombulave dhe të frikës nëse bombulat janë të sigurta apo jo apo janë të instaluara mirë apo jo. Kemi denoncime të kësaj natyre. Sikurëse është rasti i vetë institucioneve të shtetit, psh drejtorine e konvikteve të shkollave të mesme të Tiranës dhe bashkinë e Fierit.
Goshi shprehet se janë ngritur task-forcë në të gjitha qarqet e Shqipërisë të cilat do të inspektojnë çdo dyqan që merret me shitjen ose mbushjen e bomblave.
Arjan Goshi: Në vëmendje janë dyqanet e lëndëve djegëse që konsiderohen ato që tregtojnë bombula të ndryshme. Objekte janë edhe ato dyqane të fshehura që kryejnë veprimin totalisht të jashtë ligjshëm që është procesi i mbushjes nga një mbushje e madhe në një të vogël .
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/tregtimi-i-gazit-shtohen-rastet-e-denoncimit-nga-qytetaret-dhe-institucionet/