Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioneri për Politikat Fqinjësore dhe Negociatat për Zgjerimin Johanes Hahn do të vijë në Tiranë më 30 mars për të bashkëdrejtuar me kryeministrin Edi Rama tryezën e dialogut të nivelit të lartë mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.
Reforma në drejtësi pritet të jetë tema më e nxehtë e bisedimeve.
Në faqen zyrtare të Komisionit Europian theksohet se parapërgatitjet për këtë tryezë janë bërë gjatë një takimi në nivel ekspertësh të zhvilluar në Tiranë në datat 3 dhe 4 mars, një takim i bashkëdrejtuar nga Zj. Michela Matuella, Kryetarja e Njësisë për Shqipërinë dhe nga Sokol Mici, Shefi i Kabinetit për Ministrinë e Integrimit.
Komisioni Europian përmes përfaqësues së saj ka bërë thirrje që reforma në drejtësi do të finalizohet në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe më pas të futet në procedurat parlamentare në kursin e duhur.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/johanes-hahn-ne-tirane-politika-ne-perpjekje-per-konsensus-para-30-marsit/