Elbasani përgatitet për ditën më festive të vitit në këtë qytet, 14 marsin. Qytetarët bëjnë blerjet e fundit, sheshet dhe rrugët janë të mbushura nga njerëz që tregojnë atmosferën festive që dalëngadalë po merr formë në këtë qytet ku Dita e Verës festohet si tradicionalisht me bollokumet dhe piknikun në natyrë.
Kryesisht qytetarët frekuntojnë zonat periferike e me gjelbërim në këtë qytet, ndërsa në mbrëmje shijonë koncertin festiv të organizuar për këtë festë.
"Ka më kanaqësi më të madhe tha , nuk bën vaki. Ne e bëjmë simas qefit simas zakonit që kemi. I kemi bërë ballokumet dhe të gjitha. Atmosfera është e gezushme e kënaqshme për të tërë veçanërisht ne pensionistët jemi shumë të gëzuar."-shprehet një e moshuar
"Atmosfera shumë e mirë, e ngrohtë njërëz kanë ardhur nga gjitha anët dhe po vijnë akoma."-shprehet një prej tyre.
"Elbasani e ndjen shumë se e ka si traditë Ditën e Verës brez pas brezi kështu që dhe ne e festojmë".-thotë nëj tjetër
Atmosfera e kësaj feste karakterizohet nga tradita ndërkohë që bollokumet e Elbasanit janë përgatitur për tu shitur edhe në kryeqytet.
Ndërkohë bashkia Elbasan do ti ofrojë qytetarëve një sërë aktivitetesh. Koncerti festiv do të fillojë në orën 15.00 deri pas mesnate. Ndërkohë gjatë ditës së verës është menduar promovimi i veshjeve popullore të elbasanit në muzeun etnografik, aktivitete të shumta sportive, cirk, grupe vallesh, ekspozita dhe si gjithmonë karnavalet e shkollave nëntëvjecare të qytetit.