Prej 8 muajsh është kthyer në traditë tashmë që qytetarët e Tiranës të marrin pjesë në aksionet e Bashkisë për të pastruar qytetin. Edhe këtë të diel, bashkia ka organizuar një tjetër aksion që në orët e para të mëngjesit.
Pjesë e këtij aksioni u bë edhe Kryebashkiaku Erion Veliaj i cili nga rruga ?Dervish Luzha?, ngjitur me ?5 majin? u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t?i bashkohen nismës për pastrimin e Tiranës, në mënyrë që Dita e Verës, ta gjejë atë më të pastër.
?Më vjen mirë që një traditë që e filluam vitin tjetër, e vazhdojmë edhe këtë vit. Nesër është një ditë feste, ?Dita e Verës? por si në çdo ditë feste, si në çdo datë të shënuar është shumë e rëndësishme që shtëpinë të na e gjejë pastër. Ashtu si gjithsecili prej nesh pastron shtëpinë e vet, ashtu edhe Tirana e madhe duhet të funksionojë si një familje nikoqire që pastrin shtëpinë me themeli përpara se të fillojnë festimet dhe para se të hyjmë në një stinë të re. Unë e di që detyrë funksionale e Bashkisë është pastrimi, megjithatë aq e ndotur është Tirana sa që të gjithë duhet të japin një dorë, pavarësisht se institucionet tona bëjnë maksimumin? ishte apeli i Veliajt.
Për kryebashkiakun, nuk mjaftojnë vetëm llafet dhe protestat, por duhen aksione konkrete të qytetarëve.
?Nëse e doni mjedisin, natyrën, pastërtinë ejani në pastrim. Ta dush mjedisin vetëm me llafe dhe protesta nuk mjafton,? tha Veliaj duke iu përgjigjur kështu në mënyrë indirekte edhe protestave për këndin e lodrave në Parkun e Liqenit.
Ai gjithashtu bëri të ditur edhe një lajm të mirë për kryeqytetin dhe që ka të bëj me ndërtimin landfilli të ri dhe menaxhimi të ri mbetjesh në Sharrë, i cili do të zgjidhë edhe një krizë që ka mbetur pezull në katër vitet e fundit, pa një vendimmarrje.
Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor në Bashkinë e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me administrator te Njësive dhe ndërlidhësit kanë përcaktuar 15 njësitë e evidentuara me hapësira publike urbane mjaft të ndotura, ku dhe do të përqendrohet ky aksion. Mbi bazën e këtij bashkëpunimi është hartuar dhe plani i organizimit ku janë përcaktuar dhe 23 zonat e përzgjedhura nga propozimet që solli çdo njësi për të përqendruar punën gjatë ditës së sotme.