Policia në Kosovë shton masat pas sulmeve me molotov - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-13 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Incidentet e javëve te fundit ku jane sulmuar institucione dhe seli partish ne Kosove, apo janë djegur automjete te zyrtareve te qeverise, kane detyruar policinë te rrisë masat per parandalimin e këtyre akteve. Prania e efektiveve me uniforme dhe civile eshte shtuar, ndërsa po kryhen hetime per te zbuluar autoret dhe motivet e këtyre sulmeve. I fundit ishte ai i mëngjesit te se shtunës ne zyrat e presidencës ne Prishtine, ku u persona te maskuar hodhën bomba molotov, duke shkaktuar deme materiale. Kete te diel, LDK publikoi edhe video te sulmit po me molotov ndaj shtëpisë se kryeministrit Mustafa ne 26 shkurt, gjate protestës se opozitës.Javet e fundit objekt i nje serie sulmesh jane bere selia e qeverise se Kosovës, si dhe automjetet e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike dhe Partisë Demokratike të Kosovës dhe familjareve te tyre. Por te gjitha keto raste ku eshte dëmtuar prona publike dhe private kane mbetur pa autor. LDK kerkon zbardhjen e ketyre ngjarjeve dhe daljen e përgjegjësve përpara drejtësisë.