http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Të pastrojmë Tiranën?, ka qenë ky aksioni i bashkisë, i nisur në orët e para të mëngjesit të se dielës, duke u përqendruar kryesisht në pikat më problematike të kryeqytetit. Pjese e kësaj fushate ishte dhe vete kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se kjo traditë e nisur një vit më parë, kete here ka si simbolikë Ditën e Verës. Kryetari i Bashkisë bëri të ditur se, shumë shpejt do të zgjidhet edhe çështja e Landfillit të Sharrës. Ky aksion synon ndërgjegjësimin e komunitetit si dhe pastrimin e zonave problematike të cilat janë kthyer në vendgrumbullime të mbetjeve.