Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lajmin e transmetuar në disa media, kryesisht ato online se një qytetar në Klos ishte shprehur i indinjuar me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, opozita e cilësoi si sajesë të kryeministrit Edi Rama për të manipuluar opinionin. Zëdhënësja, Ina Zhupa, tha se kjo përpjekje e Kryeministrit është tregues i krizës ku është zhytur.
Partia Demokratike akuzoi kryeministrin, Edi Rama, se ka tentuar të manipulojë opinionin publik, duke sajuar një fabul me një video nga takimi i kryetarit Lulzim Basha me banorët e Klosit.
Bëhet fjalë për këtë video, ku disa media raportuan se qytetari shprehet i indinjuar ndaj kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.
Zhupa: Siç dallohet qartë, qytetari është shprehur;?Zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të parakoshme, Lul Basha kryeministër?.Përpjekja e Edi Ramës për të manipuluar opinionin, me anë të laboratoreve të tij mediatike, është shenjë e qartë e krizës ku ai ndodhet.Edi Rama jo vetëm ka humbur besimin e qytetarëve, por dukshëm ai nuk honepset më as nga partia e tij.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-rama-manipuloi-videon-e-bashes-ne-burrel-shenje-e-krizes-ku-ndodhet/