Përplasjet politike bllokojnë reformën në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-13 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshimet kushtetuese, që do t?i hapin rrugë reformës në sistemin e drejtësisë shqiptare, për momentin ndodhen në udhëkryq. Pas miratimit të opinionit të Komisionit të Venecias, palët janë të ndara mbi mënyrën se si do duhet të vijojë diskutimi i ndryshimeve. Mazhoranca këmbëngul që puna të rinis me hartimin e një drafti nga ekspertët e nivelit të lartë, ndërkohë që opozita kërkon dialog politik. Në këtë përballje, LSI është ne te njëjtën linje me qëndrimin e demokratëve.Reforma në sistemin e drejtësisë, është jo thjesht e vetëm kriter për avancimin e procesit të integrimit europian në vendit, por edhe kusht i padiskutueshëm i përcaktuar nga partnerët ndërkombëtarë. Për të diskutuar mbi ecurinë e reformës, në Venecia ka shkuar kreu i Komisionit te posaçëm parlamentar Fatmir Xhafaj.Në këtë klimë të vështirë politike, socialisti Padeli Majko, anëtar i komisionit të posaçëm parlamentar, ka bërë një deklaratë të fortë. Pa asnjë lloj diplomacie, në një postim në rrjetin social Facebok, ai shkruan për zgjidhe të ngërçit të reformës, ose zgjedhje të parakohshme.?Në se nuk mundemi të bindim kundërshtarët e reformës së drejtësisë atëherë shoqëria shqiptare nuk duhet të lihet si ?vëzhguese?. Kjo reformë nuk është pronë e politikanëve pasi për politiken, drejtësia ka ?funksionuar? shumë mirë. Përgjigja e debatit steril për dashurinë e politikanëve për atdheun dhe partinë ka raste që ka kuptim. Partia Socialiste nuk ka pse pranon bashkëfajësinë në këtë histori mafioze që rëndon mbi drejtësinë shqiptare. Unë kam një propozim për Kongresin e Partisë sime të cilën e dua se dua Shqipërinë. Partia në cdo rast është pjesa. Shqipëria ka brenda edhe kundërshtarët politikë me të cilët ndajmë një atdhe dhe një të ardhme. Pa drejtësi nuk ka të ardhme për vendin tonë. Të vetëm nuk ja dalim dot. Kjo zgjidhje kërkon zgjedhje. Duhet të vendosim. Në këtë rast maskat nuk funksionojnë?Ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi, qëllimi është të miratohen në fund të këtij muaji, para vizitës së Komisionerit për Zgjerim në BE Johanes Han, për t?i dhënë këtij të fundit një mesazh se Shqipëria është gati për të hedhur hapin e radhës drejt integrimit europian.