Zgjedhjet në Gjermani test për Merkel - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-13 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne Gjermani, këtë te diel po mbahen zgjedhjet rajonale ne tre lande, qe konsiderohen nje test per mbështetjen ndaj kancelares Angela Merkel, e veçanërisht per politiken e saj te dyerve te hapura ndaj emigranteve. Me shume se 12 milionë gjermane zgjedhin parlamentet e reja ne ate qe njihet si ?super e diela?. Nje parti e djathte qe kundërshton emigrantet,?Alternativa per Gjermaninë? pritet te siguroje mbështetjen me te madhe. Sfida me e forte eshte ajo ne landin perëndimor, Baden-Wuerttemberg, qe konsiderohet bastion i partise se Merkel, Unionit Kristiandemokrat. CDU ndërkaq, mbetet force kryesore ne rajonin lindor Saxony-Anhalt.Politika mikpritëse e Merkel ndaj refugjateve ka sjelle përçarje jo vetem ne opinionin publik, por edhe brenda partise se saj. Megjithatë kancelarja ka kundërshtuar planet per vendosjen e kufizimeve ne mbërritjen e emigranteve, duke mbështetur ate te shpërndarjes se refugjateve ne 28 vendet e unionit. Nese Merkel do te humbiste ne dy lande, ky do te ishte dështim ne përpjekjet per arritjen e nje marrëveshje me liderët e BE dhe Turqinë per reduktimin e numrit te emigranteve. Përpara votimit zevendeskancelari gjerman, Sigmar Gabriel deklaroi se se forcimi i ?Alternatives per Gjermaninë? nuk do ta ndryshoje qëndrimin e qeverise se tij ndaj emigracionit, qe lidhet me humanizmin dhe solidaritetin.

Free Traffic Exchange