DURRËS- Mungesa e disa pajisjeve hidrosanitare në apartamenin e blerë në nga Ervin Qerimi është shkaku i konflikit të paradites së shtunës në Durrës, që u finalizua me tre të plagosur rëndë.
Ervin Qerimi i ka kërkuar llogari përfaqësuesit të firmës që ka ndërtuar pallatin, Elvis Kurtit, me të cilin edhe pak ditë më parë ishte përfshirë në konflikt fizik në një lokal.
Duke marrë shkas nga kjo Elvis Kurti dhe shoku i tij Bekim Gjoka të shtunën paradite janë nisur drejt apartamentit ku banon, Ervin Qerimi, me të cilin fillimisht kanë debatuar më pas janë përleshur fizikisht.
Në sherr e sipër Ervin Qerimi dhe miku i tij Eluert Hoxha kanë qëlluar me pistoletë duke lënë të plagosur Elvis Kurtin dhe aksidentlisht eshte plagosur në këmbë Eluert Hoxha
Ndërkohë Elvis Kurti ka qëlluar me thikë e për pasojë ka plagour Ervin Qerimin. Tre të plgosurit janë dërguar në spital , ndërsa policia ka shpallur në kërkim Bekim Gjokën.
Mengjesin e sotëm policia ka prangosur Ervin Qerimin, Eluert Hoxhen dhe Elvis Kurtin.
Materialet në ngarkim të tre personave i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale: ?Vrasja me dashje e mbetur në tentativë?dhe?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?.