TIRANË- Vdekja e menaxheri të Regency Casino ka ardhur si pasojë e politraumës konfirmon Instituti i Mjekësisë Ligjore, ndërsa pak orë pas vetvrasjes bashkëshortja e Jim Backlund i dedikon mesazhin e lamtumirës duke u lutur që ai të shkoj në parajsë, larg kësaj bote të ndyrë.
Politrauma e shkaktuar si pasojë e përplasjes me dyshemenë është shkaku i vdekjes së Jim Backlund, 40 vjeëarit suedez, menaxher i Regancy Casino në kompleksin Taiwan.
Burime nga Instituti i Mjekësisë Ligjore thanë për Report Tv se Bakclund ka pësuar një politraumë me 4 dëmtime dhe hemoragji ëka i kanë shkaktuar atij vdekjen.
Të njëjtat burime sqaruan se trupi i pajetë i Backlund ndodhet pranë Mjekësisë Ligjore dhe pritet që të tërhiqet prej aty nga familjarët.
Pak orë pas kasaj ngjarje ka reaguar për herë të parë dhe bashkëshortja shqiptare e Backlund, e cila në një shënim në rrjetet sociale shrkuan: ?I lutem allahut të të marrë në parajsë, në një botë më të mirë se sa e ndrya që është këtu. Dhe në kthim, të lutem përkujdesu për ne?.