Report TV - Nis aksioni i pastrimit të Tiranës Veliaj: S’mjaftojnë llafet e protestat

2016-03-13 0

Bashkia e Tiranës ka nisur këtë të dielë, aksionin e pastrimit në të gjithë qytetin. Ishte kryetari i bashkisë Erion Veliaj, i cili nga rruga ?Dervish Luzha?, ngjitur me ?5 majin? u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t?i bashkohen nismës për pastrimin e Tiranës, në mënyrë që Dita e Verës, ta gjejë atë më të pastër.

?Ashtu siç pastrojmë shtëpinë, edhe Tirana duhet të funksionojë si familje nikoqire. Në 24 njësitë administrative, janë shpërndarë njëistë e bashkisë. Ju bëj thirrje qytetarëve që të pastrojë secili lagjen e vet, poshtë shtëpisë, poshtë pallatit,? ishte apeli i Veliajt.

Veliaj tha se Bashkia e Tiranës këtë vit do të ndërtojë një landfill të ri në zonën e Sharrës, për t?i dhënë fund problemit të ndotjes. Për kryebashkiakun, nuk mjaftojnë vetëm llafet dhe protestat, por duhen aksione konkrete të qytetarëve.

?Nëse e doni mjedisin, natyrën, pastërtinë ejani në pastrim. Ta dush mjedisin vetëm me llafe dhe protesta nuk mjafton,? tha Veliaj.

Free Traffic Exchange