TIRANË - Një sasi lënde eksplozive e dyshuar si tritol ka shpërthyer mbrëmë pak pas mesnate në rrugën "Sali Butka", pranë Policisë Bashkiake në kryeqytet.
Sipas policisë, lënda eksplozive ishte vendosur në garazhdin e shtetasit Arjan Zika, rreth orës 00.25 ku fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sakaq grupi hetimor ka nisur punën e për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet dhe autorët evendosjes së eksplozivit.
Dëshmia e parë është ajo e rojes së garazhit. Fillimisht ka pasur një kërcitje, pastaj ndodhi shpërthimi, ka thënë roja.