Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, shprehu rezerva për qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj Greqisë sa i takon çështjes çame dhe jo vetëm.
Në studion e lajmeve në Ora News, kreu i PDIU tha se do të kërkojë interpelancë me kryeministrin Rama për çështjen çame, ndërsa paralajmëron se nëse qeveria nuk merr në konsideratë kërkesën për varrezat çame, atëherë PDIU do të bllokojë ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë.
Idrizi: Unë po e them sot në këtë studio, nëqoftëse nuk merret parasysh kërkesa jonë për ngritjen e varrezave të shqiptarëve të vrarë masivisht të Çamërisë në vitin 1944 ne do të përdorim të gjithë format demokratike në mënyrë që të bllokojmë edhe ngritjen e këtyre varrezave. Unë po bëhem gati që të kërkoj edhe një interpelancë me Kryeministrin e Shqipërisë për të gjithë këtë problematikë që ne kemi në parlamentin e Shqipërisë dhe besoj që është në nderin e kësaj mazhorance. Çështjet që do ngrihen janë ajo e ligjit të luftës, çështja e shqiptarëve të Çamërisë, çështja e varrezave, çështja e toponimeve.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/idrizi-do-kerkojme-interpelance-me-ramen-per-ceshtjen-came/