Report TV - Gjoba ndaj gruas së moshuar Bashkia Tiranë i jep një 'dyqan' të ri

2016-03-12 2

Gruaja e moshuar, e cila u gjobit dje për shitje të perimeve në rrugë, do të ketë një vend të përshtatshëm për tregëtimin e produkteve bujqësore.

Sot, u bë e ditur se ajo do të do të ketë një vend të përhershëm në tregun e ri në Njësisë Administrative nr.3 në Tiranë, që u përurua dje nga kryebashkiku Erjon Veliaj.
Veliaj tha se ky rast u skandalizua, ndërsa shtoi se "skandalizimi i situatës nuk ndihmon njeri".

?Histeria nuk ndihmon njeri, skandalizimi i situatës nuk ndihmon njeri, vënia e kujes nuk ndihmon njeri. Nëse doni të ndihmoni njerëz, bëjeni pazarin në tregjet e bashkisë, ndihmoni edhe fshatin, ndihmoni edhe qytetin, e sigurohemi që të gjithë i mbajmë paratë brenda vendit dhe ndihmojmë ekonominë tonë?, theksoi kryebashkiaku.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës i ka vendosur prioritet vetes dhe po punon çdo ditë për krijimin e më shumë tregjeve me standarde në higjienë e infrastrukturë. Kjo, sipas tij, do të bëjë të mundur krijimin e sa më shumë hapësirave, edhe për ata tregtarë që vijnë nga jashtë Tiranës, në mënyrë që askush të mos detyrohet të shesë më nëpër rrugët e trotuaret e qytetit.

?Me kaq burime njerëzore sa ka Bashkia e Tiranës po bëjmë maksimumin që t'u përgjigjemi në kohë çdo ankese të qytetarëve, që i duan trotuaret e lira. Por, jam i vendosur që Tirana të mos jetë më mesjetë, me tregje mesjetare, ku shitet kudo e ku bllokohet çdo rrugë?, tha Veliaj.