Basha: Rama në dy vjet zero punë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-12 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Klosi, lideri i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se vetëm ne nje vit ka vjedhur një shume te barabarte me faturat e energjisë elektrike qe paguajnë shqiptaret ne 6 vite te mbledhura se bashku. Gjate takimeve me banoret e kësaj zone kryetari i PD Basha ka dëgjuar shqetësimet e tyre per papunësinë e larte dhe arroganca e qeverise dhe sipas liderit te opozitës 2 vjet e gjysme pas ardhjes ne pushtet bilanci i qeverise se drejtuar nga Edi Rama është zero.?Edi Rama rri dy orë në ditë në televizor, ndërkohë që produktin e ka zero, zero për punësimin, zero për shëndetësinë falas, zero për legalizimin etj, etj. 1.2 miliardë dollarë të zhdukura në një vit të vetëm. 1 miliardë e 200 milionë janë baras me 900 shkolla të reja të ndërtuara nga fillimi. 1 miliardë e 200 milionë janë baras me 6 vjet fatura nacionale e energjisë elektrike e mbledhur së bashku e të gjithë shqiptarëve. Pra, është njësoj sikur shqiptarët 6 vjet të mos paguanin energjinë por ta kishin falas nga shteti?.Basha ka dëgjuar edhe shqetësimet e te rinjve te kësaj zone dhe ne takimin me forumin rinor demokrat ka premtuar se me ardhjen e se djathtës ne pushtet, ligji i arsimit te larte do te shfuqizohet. Basha ka përsëritur premtimin se 35% e listës se kandidateve për deputet te PD do te përbehet nga te rinjtë.?39 kandidatë në të gjithë Shqipërinë të rinj dhe të reja që do të shkojnë të garojnë për deputet të ardhshëm në Kuvendin e Shqipërisë. Aftësia për t?u përballur me problemet dhe për t?u dhënë atyre zgjidhje para anëtarësisë, para votuesve dhe para simpatizantëve tanë do të përcaktojë se kush do ta marrë besimin me votë të fshehtë.?Pak dite me pare gjate takimit me krerët e forumit rinor demokrat Basha lajmëroi per here te pare futjen e te rinjve ne listën e kandidateve per deputet e përzgjedhja e tyre do te behet nëpërmjet primareve.