http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje operacion antiterrorizm është zhvilluar ne Romë ndërsa karabinierët kanë ndaluar tre terroriste, dy shtetas maqedonas dhe nje iraken. Bëhet fjalë për Vullnet Maqelaran dhe Abdulla Kurtishin të njohur për drejtësinë në Itali e Maqedoni dhe 29 vjecari Firas Barhoumi nga Iraku. Sipas karabiniereve keta persona po planifikonin sulme ne qender te Romes. Nderkohe emrat e tre prej terroristëve te sulmeve të Parisit në nëntor të vitit të kaluar, janë gjetur në rradhët e listave të 22 mijë xhihadistëve të shtetit islamik të Sirisë dhe Irakut. Këto lista, ne te cilat ndodhen emrat e Sami Amimur, Omar Mostefai dhe Foued Agad, te cilët sulmuan teatrin Bataklan, jane siguruar nga sherbimet inteligjente gjermane e britanike. Në to identifikohen me emër e mbiemër të gjithë luftëtarët e rekrutar nga të paktën 40 shtete. Ndërkohë Ministri i Brendshëm Gjerman theksoi se me marrjen e këtyre listave lehtesohet puna e shërbimeve inteligjente për të parandaluar hyrjen e këtyre terroristëve në shtetet europaine. Në këto dokumenta prej gjithësej 1700 faqesh, 72% e xhihaditëve janë arab, kryesit tunizian, maroken e egjiptian. 25% janë nga Arabia Saudite ndërsa 3 % janë luftëtarë të rekrutuar nga shtetet europiane dhe Rusia.