Pranga administratorit të “Omega Farma” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-12 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arrestohet administratori i kompanisë farmaceutike ?Omega Farma?. Operacioni i koduar me emrin ?Vitamina?. Ka çuar ne pranga Fatos Çaushollin, qe akuzohet për kalim të ilaçeve kontrabandë, duke shmangur detyrimet tatimore deri në shumën 40 milionë lekë. Për t?iu shmangur taksave, ai është ndihmuar nga agjenti doganor Merlind Berberi, cili është vënë gjithashtu në pranga me akuzën ?shpërdorim detyre?. Sipas burimeve zyrtare, Berberi ka krijuar kushtet për administratorin e kompanisë ?Omega Farma? qe ai të mos deklaronte ngarkesën. Arrestimi i tyre u krye në sajë të metodave speciale të hetimit nga seksioni i krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Ndaj administratorit Çausholli është ngritur akuza e kontrabandës me mallra të tjera, ndërsa ndaj agjentit doganor Berberi është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës. Po kështu, edhe Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin ndaj dy shtetasve, Çausholli dhe Berberi, teksa të dielën do të dalin para trupit gjykues për masë sigurie. Ky është rasti i dyte qe ?Omega Farma? përfshihet ne probleme ligjore. Rasti i parë ishte ai i skandalit të rimbursimit të ilaçeve qe po hetohet nga Prokuroria.

Free Traffic Exchange