Report TV - Reforma në Drejtësi, Meta: LSI pro Venecias, japim 20 votat tona

2016-03-12 1

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka konfirmuar në një dalje të posaçme për mediat se Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet opinionin final të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi.

E rëndësishme tha Meta është që në fund të marsit, kur komisioneri Johanes Hahn do vijë në Shqipëri, të ketë një tekst përfundimtar të ndryshimeve kushtetuese.

?Është mjaft pozitive që të gjtha forcat e kanë pranuar dhe i janë referuar Venecias si institucion që garanton standardet,më të larta për ligjet dhe kushtetutën. Na mbetet veçse të bjmë një lexim objektiv dhe të paanshëm. Sikurse e kam theksuar, në ato raste ku ende do ketë lexime të ndryshme të opinioneve të kërkojmë edhe ndihmën e Euralius dhe Opdat si dy misione të paanshme të BE dhe SHBA për të bërë i interpretimin final dhe objektiv,? deklaroi kreu i LSI.

Free Traffic Exchange