Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri këtë të shtunë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen numër 11 të qytetit të Durrësit, por emrat e të plagosurve nuk janë bërë ende të ditur.
Burime nga policia thonë se një nga të plagosurit ndodhet në rrezik për jetën, pasi ka marrë një plumb në shpatull e një në këmbë. I plagosuri tjetër është jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe po punon për kapjen e tij.