Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Administratori i kompanisë ?Omega Pharma? është arrestuar për akuzën e kontrabandës së ilaçeve. Policia njoftoi paraditen e 12 Marsit 2016 për operacionin e koduar ?Vitamina? i cili çoi në pranga dhe një agjent doganor të Doganës së Tiranës.
Kontrabanda e ilaçeve
Arrestimi në flagrancë është kryer në doganën e Tiranës. ?Gjatë kontrollit të ushtruar në doganë në ngarkesën e ardhur për llogari të kësaj kompanie rezultoi se kishte shmangie të detyrimeve doganore në vlerën 40 milionë lekë. Për të realizuar këtë mosdeklarim Fatos Çausholli ishte ndihmuar nga agjenti doganor, shtetasi M.B., i cili u arrestua për veprën penale ?Shpërdorimit të Detyrës?, e parashikuar nga neni 248 i K.Penal? thuhet në njoftimin e policisë.
Operacioni
Operacioni u organizua si bashkëpunim i drejtorisë së Antikontrabandës dhe Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Seksionin për Krimin Ekonomik e Financiar
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/arrestohet-administratori-i-omega-farma-dhe-agjenti-doganor/