Report TV - 900 euro për pranimin te Akademia e Policisë, kapën dy mashtruesit

2016-03-11 16

Dy persona janë prangosur nga policia, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata iu merrnin shuma të konsiderueshme parash aplikantëve për në Akademinë e Policisë, me pretendimin se do i ndihmonin për të fituar konkursin.

Siç bën të ditur policia, në pranga kanë rënë Gëzim Metalia dhe Rexhep Rexha të cilët kundrejt shumave të ndryshme të parave u premtonin kandidatëve që kishin aplikuar, lehtësira në kualifikimin dhe pranimin e tyre në Akademinë e Sigurisë (Shkolla bazë për patrullë të përgjithshme) pasi sipas tyre do tu vinin në dispozicion përgjigjet e testeve.

Hetimi ndaj tyre kishte muaj që kishte nisur, pasi ata iu kihsin marrë nga 900 euro aplikantëve për të pasur pyetjet e testimit për në Akademi, ku pas marrjes së lekëve fitorja do ishte e sigurtë.

Metalia, Rexha dhe dy personave të tjerë, akuzohen për veprën penale "Korrupsion pasiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Mashtrimit" në bashkëpunim dhe policia në banesat e tyre ka gjetur 10 karta sim dhe dokumenta të ndryshme, të cilat i implikojnë në veprimtari të kundraligjshme.

Easy Viral Banner Traffic