Rasim Doda akuzon Prokurorinë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-03-11 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mungesa e dy avokatëve të ish-gjyqtarit të Sarandës, Rasim Doda, u bë shkak për debat mes të pandehurit dhe relatorit të çështjes, në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Gjykatësi Bib Ndreca, i kërkoi Dodes të shprehej nëse ishte dakord që procesi te vijonte pa praninë e mbrojtjes, por i pandehuri hodhi akuza të forta ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda, se kishte manipuluar provat. Prokurori e akuzon ish-gjyqtarin e Sarandës, se në këmbim të vendimit në favor të shtetasit Hasan Bushi, ai i ka kërkuar 8 milionë lekë. Seanca këtë radhë është ndjekur nga afër edhe nga prokurorit federal, Shqiptaro-Amerikan, Gjon Junçaj. Duket se për këtë arsye për herë të parë kamerat janë lënë gjatë gjithë kohës brenda në sallë. Ndërkohë vetë prokurori i huaj nuk pranoi të komentonte zhvillimet ne gjyq.