http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana nuk njeh përmirësim per sa i përket cilësisë se ajrit qe thithim. Edhe ne 2015, nuk ka asnjë tregues te përmirësuar, siç eshte dioksidi i azotit dhe ozoni. Nga matjet e bëra nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit rezulton se pothuajse te gjitha kryqëzimet qe mbajnë dhe peshën kryesore te trafikut ne Tiranë, janë me ndotje te larte, përtej normave te lejuara. Ndërkohe qe ditët pa makine jane me te shëndetshmet per qytetaret. Por nuk është vetem Tirana. Edhe Durrësi, Elbasani, Vlora, Kruja, Lezha, Lushnja dhe Fieri mbeten problematik ne cilësinë e ajrit. Pas ajrit, problem ne vend mbetet edhe ndotja akustike, sidomos gjata natës. Duke ju referuara te dhënave, nga Agjencia e Mjedisit, përmirësim kane patur edhe plazhet e vendit, konkretisht ai i Durrësit, i Velipojës, si dhe ai i Gjirit te Lalzit.