Report TV - Super-laborator për kanabisin e rritur me energji të vjedhur

2016-03-11 1

GJIROKASTER - Duket se kultivimi i kanabisit eshte zvendosur nga Lazarati ne Gjirokaster...Dy vëllezër kishin marrë me qira një magazinë për ta shfrytëzuar për pikë shumice për dru zjarri, por në fakt e kishin shndërruar në një laborator droge, ku kultivonin kanabisin përmes ngrohjes me llampa elektrike.

Policia e Gjirokastrës shpalli në kërkim dy vëllezërit që kryenin këtë veprimtari të jashtëligjshme, një 38-vjeçar me inivialet T.V dhe 47-vjeçarin H.V, të dy banues në Gjirokastër, të cilët veç kultivimit të drogës akuzohen edhe për vjedhjen e energjisë elektrike.

Magazina për kultivimin e lëndës narkotike u zbulua në zonën ?Industriale? të qytetit Gjirokastër, në kuadër të operacionit "Aspiratori".

Sipas policisë, në katin e parë të magazinës ishin 6 dhoma të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike ku u gjeten dhe u sekuestruan 28 thasë plastike me Cannabis Sattiva.

Burime për Shqiptarja.com thanë se dy vëllezërit gjirokastritë kishin punësuar disa persona nga Lazarati për përpunimin e lëndës narkotike, duke ju referuar eksperiencës së tyre ndër vite në kultivimin dhe rritjen e kanabisit, deri në vitin 2014 kur policia ndërhyri për herë të parë në "fshatin e drogës".

Gjithashtu në vendin e ngjarjes u sekuestruan pajisje elektrike për ngrohje si dhe 16 filtra për filtrimin e ajrit, pajisje ventilimi, 100 llampa si dhe pajisje të tjera ndihmëse të ishin në funksion të rritjes së bimës narkotike.

Free Traffic Exchange