http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Marsildo Ndoja, 20 vjeçari i cili nën kërcënimin e thikës vodhi një kazino 1 javë më parë në Tiranë. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur Ndoja ka hyrë në ambientet e kazinosë në bulevardin Zogu i Parë. I riu është futur në orën 4 të mëngjesit në një kohë që s?ka pasur as klientë, ndërkohë që punonjësi i kazinosë ka qenë në gjumë. Nën kërcënimin e thikës ka detyruar punonjësin t?i japë 150 mijë lekë të gjitha paratë e xhiros ditore. Në momentin e arrestimit, policia tha se Ndojës i është gjetur thika që është përdorur dhe rrobat që kishte veshur gjatë vjedhjes. Të riut iu gjetën në banesë edhe 130 mijë lekë 4 celularë një laptop, si dhe disa bizhu për meshkuj të gjitha këto sende që dyshohet se janë vjedhur prej tij.