Report TV - Ja pagat e reja të punonjësve të Bashkive, kush përfiton rritje

2016-03-11 4

Rriten pagat e punonjësve të Bashkive. Qeveria ka miratuar strukturën e re të pagave të cilat variojnë nga 22 deri në 174 mijë lekë të reja në muaj. Punonjësit administrative nuk do të kenë paga fiske, porn ë bazë të numrit të banorëve që ka bashkia, ose njësia administrative. Për këtë qëllim qeveria ka miratuar paga duke përcaktuar kufijtë minimal dhe ato maksimal.

Paga më e lartë do të jetë ajo e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj prej 174 mijë lekë, ndërsa pagat e tjera vijnë duke u ulur, në bazë të numrit të banorëve. Një drejtor drejtorie në Bashki, përfiton nga 58-98 mijë lekë në muaj. Një specialist përfiton nga 22-55 mijë lekë në muaj.

Një inspektor i policisë bashkiake në Tiranë do të përfitojë minimum 61 mijë lekë pagë mujore. Një përgjegjës sketori do të marrë pagë nga 22 -75 mijë lekë. Ndërkohë kryteratë e fshatrave, kryepleqtë do të marrin një shpërblim mujor prej 10% të pagës së administratorit të njësisë. Kufijtë e pagave bazë të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore do të jenë nga 22 000?36 500 lekë në muaj.

Për diplomat ?Bachelor? ose ?Master? punonjësit marrin shtesë mbi pagë. Punonjësit administrativë, përveç pagës bazë, përfitojnë shtesën për vjetërsi në punë. Kjo shtesë aplikohet në masën 1 për qind mbi pagën bazë të kufirit minimal, të përcaktuar për çdo klasë. Për llogaritjen e kësaj shtese merret për bazë vjetërsia e përgjithshme në punë, por jo më shumë se 25 vjet. Paga e reja përfitohen nga data 1 shkurt 2016.