Report TV - Ish-vila e Enverit/ Kapedanët fituan pronën e 124 mijë USD

2016-03-11 5

TIRANË - Megjithëse prej 26 vitesh janë duke zhvilluar një maratonë të gjatë gjyqësh për marjen e vilës nr.5 në Durrës, ku kalonte pushimet ish-diktarori Enver Hoxha, rezulton se trashëgimtarët e familjes Kapedani e kanë përfituar këtë pronë qysh prej vitit 1999. Në fakt dhe pse ky vendim i datës 15 qershor 1999 prej shumë vitesh ka marrë formë të prerë, deri më sot nuk është arritur të ekzekutohet qoftë nga përmbarimi shtetëror por edhe nga ai privat.

Kjo për faktin, jo vetëm se konflikti për supërpronën që ndodhet brenda rrethimit të rezidencave qeveritare në Durrës rruhet me ushtarë të Gardës së Republikës, por edhe sepse tre palë të këtij procesi, familja Kapedani, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe Ambasada Serbe, por dhe së fundi AKKP, janë përfshitë në një seri gjyqesh të pafundëm, ku sicili kundërshton njëri-tjetrin.Mirëpo ajo që duhet të realizohet në fakt është zbatimi i ligjit që në këtë rast ka munguar pasi dhe përmbarimi thuajse ka qënë i pafuqishëm për të ekzekutuar një vendim gjykate, i dalë nga drejtësia shqiptare.

Free Traffic Exchange