Report TV - Gjirokastër, superlaborator për kanabisin e rritur me energji të vjedhur

2016-03-11 1

Kishin marrë me qira një magazinë për ta shfrytëzuar për pikë shumice për dru zjarri, por në fakt e kishin shndërruar në një laborator droge, ku kultivonin kanabisin përmes ngrohjes me llampa elektrike.

Policia e Gjirokastrës shpalli në kërkim dy personat që kryenin këtë veprimtari të jashtëligjshme, një 38-vjeçar me inivialet T.V dhe 47-vjeçarin H.V, të dy banues në Gjirokastër, të cilët veç kultivimit të drogës akuzohen edhe për vjedhjen e energjisë elektrike.

Magazina për kultivimin e lëndës narkotike u zbulua në zonën ?Industriale? të qytetit Gjirokastër, në kuadër të operacionit "Aspiratori".

Sipas policisë, në katin e parë të magazinë ishin 6 dhoma ne katin e parë të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike ku u gjeten dhe u sekuestruan 28 thasë plastike me lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes u sekuestruan pajisje elektrike për ngrohje si dhe 16 filtra për filtrimin e ajrit, pajisje ventilimi, 100 llampa si dhe pajisje të tjera ndihmëse të ishin në funksion të rritjes së bimës narkotike.