TIRANË - Knidi (Kssidi) Bashari,këshilltari i Ministrisë së Financave, është vënë nën lupën e Byrosë Federale të Hetimit në SHBA, pasi rezulton i implikuar në një megamashtrim kompjuterik dhe mashtrime me transferta elektronike. 41-vjeçari Bashari,është gjurmuar prej janarit 2015 ngaFBI dhe Seksioni i Krimit Kompjuterik dhe Pronës Intelektuale i Departamentit Amerikan të Drejtësisë, të cilët kanë zbuluar 5245 veprime elektronike të cilësuara si kriminale, duke infektuar 475.532 adresa IP në 225 shtete,të cilësuara nga FBI si viktima, pasi i kanë sjellë dëme të shumta financiare dhe jo vetëm.
Mes viktimave është dhe vetë kompania prestigjoze ?Microsoft?.Këshilltari i ministrisë së Financave, rezulton të ketë hyrëpa autorizuar në rrjetet kompjuterike, duke interceptuar kredencialet e llogarive të përdoruesve të shërbimeve të shumta në rrjet, duke bërë të mundur sulme të grupuara për mohimin e shërbimeve dhe duke krijuar një mekanizëm për infektime të mëtejshme.
Konkretisht sipas FBI një server komande dhe kontrolli për spiunimin e informacioneve dixhitale si password, email, etj, është identifikuar në Shqipëri, me të dhënat IP 31.171.155.119, në emër të Knidi Bashari dhe te kompania ?Keminet?. Ky server përdoret për të ndërvepruar me makinat e infektuara, për të kontrolluar operacionit e botet dhe për të vazhduar me infektimin e viktimave të reja.
Veprimet kishin të bënin me përdorimin e aplikacionit të dëmshëm i njohur si ?Dorkbot?, i quajtur më parë ?Ngrbot?. Agjentët e FBI kanë zbuluar se adresën e protokollittë interneti (IP), që lidhet me këtë aplikacion të dëmshëm, duke i çuar në një server që ndodhet në Shqipëri. Verifikimet kanëçuar amerikanët në IP nr. 31.171.155.119, e cila nga verifikimet e bëra prej autoriteteve të SHBA-së, figuron e regjistruar në emër të Knidi (Kssidi) Bashari, i cili rezulton të jetëaktualisht këshilltari i ministrisë së Financave dhe se shtatëmuaj më parëka qënëpronar i kompanisë komjuterike ?Keminet? me qendër tek ?Tore Drini? në Tiranë.
Atasheu FBI në ambasadë e një prokuror në Tiranë
Për të hedhur dritë mbi këtë skandal të përmasave botërore,FBI në dhjetor të 2015 ka kërkuar ndihmën e palës Shqiptare,duke kërkuar prej kësaj të fundit që të sekuestrojë të gjitha të dhënat kompjuetrike,servererat kompjuterikë,kapje të memories ligjore të kompjuterit,imazhet e serverave filmike, çertifikatën e biznesit ?Keminet? dhe pyetjen e shtetasit Knidi Bashari.
Kërkesa e amerikanëve ka marrë dritën jeshile në Gjykatën e Tiranë në 2 mars të 2016,ku tashmë një prokuror i Tiranës së bashku me oficerë të sektorit të kundër krimeve kompjuterike, do sekuestrojnë një sërë të dhënat në kompaninë kompjuterike ?Keminet? që deri në gusht të 2015 Knidi Bashari ka qënë pronar. Gjithashtu FBI ka kërkuar që serveri qëndror të mos vihet përsëri online. Në këtë këtë kontroll do marrin pjesëautoritetet ligj-zbatuese të SHBA-së të cilat do jenëtë pranishme në kohën e kontrollit të serverave të identifikuara gjatë hetimit dhe do ndihmojnë...